VIDEO | Dashuri pa kushte, njihuni me tifozët e pabesueshëm të Ipsuiçit!

Ipsuiç është në vendin e fundit në Championship, kategoria e dytë angleze për nga rëndësia. Sezonin e ardhshëm, klubi 141-vjeçar do të duhet të luajë në League One dhe pavarësisht se kanë bërë një sezon të dështuar dhe janë të fundit në kampionat, mbështetja e tifozëve nuk u mungon.

Dashuri pa kushte dhe një pasion i pabesueshëm. Një natë më parë Ipsuiç udhëtonte në transfertë ndaj Brentfordit. Sfida përfundoi 2-0 në favor të vendasve, rezultat që ishte regjistruar që në pjesën e parë. Gjithsesi, kjo gjë nuk i pengoi tifozët miq.

Të shumtë në numër, rreth 1400, duke kënduar për 90 minuta, madje duke u dëgjuar edhe më shumë se tifozët vendas. Në Brentford ishin të shastisur nga pasioni dhe dashuria e fansave të çmendur të Ipsuiçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *