VIDEO/ Cungu duhet të mos e humbas, “shenjtani e mbushi” edhe me Kukësin

Kur Hygor realizon, nuk flitet për gola të thjeshtë, por kryevepra që i japin më shumë bukuri futbollit shqiptar. Madje që në nisjen e sezonit dhe ndeshjen e parë të Vllaznisë në Superiore, do të ishte goli i këtij futbollisti që i dha tre pikët trajnerit Jonuz, me rezultatin 1-0 ndaj Laçit.

Një goditje që vinte nga distanca dhe që ndalej në mënyrë të mrekullueshme në rrjetë. Trajneri i njohur në Shqipëri, që më parë ka drejtuar edhe Vllazninë, Armando Cungu, do të shprehej: “Hygorit “ia mbushi shejtani”.

Por nëse një tjetër realizim i ngjashëm vjen sërish pas disa ndeshjesh, ndoshta nuk duhet të nxitohemi shumë për një përfundim. Kjo pasi më tepër sesa një fat i jashtëzakonshëm, duket se Hygor i ka në repertorin e tij këto realizime. /Sport Ekspres/