VIDEO | CR7 unikal, i bën ëndrrën realitet vogëlushit juventin

0

Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të dashur në botë. Ylli portugez ka miliona ndjekës në të gjithë planetin dhe ashtu siç pritej, edhe në Torino e adhurojnë. Një tifoz i vogël juventin, së bashku me familjen e tij, kanë paketuar valixhet dhe janë nisur drejt Singaporit, aty ku Juventusi zhvilloi një takim miqësor përballë Totenhemit.

Djaloshi i vogël bëri të pamundurën që të takonte yllin portugez dhe në momentin kur CR7 u zëvendësua dhe u ul në stol, ëndrra e tij u realizua. Ronaldo e mori vogëlushin në stol dhe e përqafoi, si dhe e prezantoi dhe me lojtarët e tjerë të Juventusit. Një gjest i madh nga një njeri i madh…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.