(VIDEO) Çmenduri në Rusi, një ari i vërtetë është “kapoultras”!

0

Jemi mësuar që gjatë muajve të nxehtë të verës, kryesisht në plazhin e Durrësit, të shfaqet një person me një ari duke ecur buzë detit dhe me aparatin fotografik të varur në qafë. Ariu quhet “Mira” dhe është shumë i vjetër, por që argëton ende fëmijët.

Tani e sigurt është që në Rusi nuk e njohin “Mirën”, por që e dinë se ariu është diçka e bukur për t’u parë nga fëmijët dhe për t’i tërhequr vëmendjen, aq sa prindërit nuk paguajnë më cirkun por shkojnë të shohin një ndeshje futbolli.

Nuk e besoni? Jemi në kategorinë e tretë ruse dhe skuadra e shtëpisë është Maçuk, teksa një ari shfaqet si maskota zyrtare, shoqëruar nga zbutësi i tij dhe që dhuron spektakël përpara ndeshjes. Mban topin në dorë dhe më pas nxit tifozët që të mbështesin skuadrën… Në fund, nuk mjaftoi dhe Maçuk humbi 0-3 ndaj Angouçt, por ariu e fitoi ndeshjen e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here