VIDEO | Çmenduri e Françesko Lodit, goli i vitit shënohet nga 35-vjeçari!

Katania është një ndër ekipet më të njohur në Itali, me klubin nga Sardenja që dikur ka qenë pjesë e Serie A. Gjithsesi, prej vitesh këta të fundit kanë pasur shumë probleme dhe “notojnë” në kategorinë e tretë (Serie C).

Ashtu si një sezon më parë, Katania është pjesë e fazës “Play-off”, ku në çerekfinale është përballë Trapanit, një ekip që ka bërë mirë vitet e fundit, ku ka qenë pjesë e Serie B disa herë. Ndeshja e parë është luajtur një natë më parë në Sardenjë dhe ka përfunduar me shifrat 2-2.

Deri në minutën e 72-të Katania ishte gati e pashpresë, pasi po humbte me shifrat 0-2. Sidoqoftë në atë moment ndodhi një magji nga këmbët e Françesko Lodit. Mesfushori i njohur, i cili në karrierën e tij ka luajtur dhe për Xhenoan e Udinezen, njihet për klasin e tij.

Pikërisht në minutën e 72-të, Lodi ka shpikur një gol nga mesi i fushës. Do shihni dhe pamjet dhe do çmendeni nga supergoli i shënuar nga italiani.

Gjithsesi, spektakli nuk është mbyllur me kaq, pasi 35-vjeçari ka shënuar edhe një tjetër gol në minutën e 87-të, duke vendosur baraspeshën dhe duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *