VIDEO: Çmenduri e Bejl, Perisiç vendimtar për Kroacinë

Kroacia mposhti Uellsin me rezultatin 2-1 në Osijek, duke marrë tri pikë të rëndësishme në Grupin E. Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, por më mirë e nisën finalistët e Kupës së Botës, që gjetën avantazhin falë një autogoli nga Laurence në minutën e 17’.

Në fillimin e pjesës së dytë, Perisiç shënon golin e dytë për Kroacinë, duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Bruks në minutën e 77’. Uellsi bëri një ndeshje shumë të mirë, por nuk ia doli që të marrë të paktën një pikë. Blerja e re e Junajtid, Xhejms, bëri një paraqitje dinjitoze.

Por ajo që ra më shumë në sy në këtë takim, ishte një aksion i çmendur i Gareth Bejl. Ylli i Realit të Madridit merr një top nga rivënia anësore dhe jep një pasim me duar plot 40 metra për shokun e tij të skuadrës, që e sheh veten përballë portierit, por nuk arrin të godasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *