VIDEO/ Çmend edhe komentatorin! Kritikat se kishte harruar zakonin, Ronaldo me super gol nga goditja e dënimit

Një super gol ka realizuar Kristiano Ronaldo në derbin e Juventusit ndaj Torinos, që është duke e fituar me rezultatin 3-1. Futbollisti portugez ka realizuar një mrekulli nga goditja e dënimit, ndërsa ekzekutimi perfekt ia bëri të pamundur Sirigut për të reaguar.

Ky gol ka çmendur edhe komentatorin e takimit që nuk mund të përmbante veten në atë rast. Në fakt për Kristiano Ronaldon kishte edhe shumë kritika se e kishte harruar zakonin e tij të vjetër, teksa golat nga goditja e dënimit më parë i ka pasur po aq të thjeshtë sa ato nga 11-metrat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *