VIDEO | Clippers nuk pyesin as për Durant, Rockets në gjysmëfinale

0

Houston Rockets bëhet skuadra e dytë që kalon në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit. Ata kanë mundur Utah Jazz 100-93 dhe pas pesë ndeshjes janë kualifikuar dhe presin të mësojnë nëse do përballen me Golden State Warriors apo Los Angeles Clippers. Kampionët në fuqi u mposhtën mbrëmjen e djeshme 121-129, por kryesojnë 3-2.

Jazz u mundua t’ia bëjë të vështirë Rockets, por këta të fundit me një diferencë të lehtë arritën të triumfonin. Lideri si zakonisht ishte James Harden (26 pikë, 6 asiste, 6 rikuperime), por një kontribut të vyer dhanë edhe Clint Capela (16 pikë, 2 asiste, 10 rikuperime), Chris Paul (15 pikë, 5 asiste, 8 rikuperime) dhe Eric Gordon (15 pikë, 3 asiste, 3 rikuperime).

Kampionët në fuqi, edhe pse Kevin Durant shënoi 45 pikë (gjithashtu dha 6 asiste e rikuperoi 6 topa), nuk ia dolën të mbyllnin çështjen e kualifikimit me Los Angeles Clippers. Stephen Curry (24 pikë) dhe Klay Thompson (22 pikë) gjithashtu bënë mirë, por ishte e pamjaftueshme. Lou Williams (33, 10, 4) ishte në një ditë të mirë dhe së bashku me Danilo Gallinari (26 pikë, 2 asiste, 7 rikuperime) dhe Montrezl Harrell (24 pikë, 2 asiste, 5 rikuperime).

NBA | Serie Play-Off (Raundi i parë)
Houston Rockets-Utah Jazz 100-93 (4-1)
Golden State Warriors-Los Angeles Clippers 121-129 (3-2)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.