VIDEO | “Cigan m**i”, Mihajloviç sherr jashtë stadiumit para finales!

Një sherr është shmangur mbrëmjen e djeshme jashtë stadiumit “Olimpico”, ku u luajt finalja e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Atalantës. Protagonist ka qenë Sinisha Mihajloviç, një ish-lacial që ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve.

Trajneri i Bolonjës po kalonte pranë stadiumit, në një vend ku më parë kishte pasur një përplasje mes tifozerive. Sikurse raportojnë mediat italiane, një tifoz i është drejtuar serbit me fjalën “cigan”.

Mihajloviç nuk ka duruar dhe i është përgjigjur: “Kujt i thua cigan m*** ti?!”. Më pas ai edhe ka dashur të konfrontohet, por është ndalur nga forcat e rendit të që ndodheshin në vendngjarje. Tekniku serb duket i tërbuar në videot e publikuara, por më pas është qetësuar dhe larguar. E habitshme në fakt, kur mendon që Mihajloviç ka qenë pjesë e Lacios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *