VIDEO: Çfarë spektakli në Portugali, tërbohen yjet e së ardhmes

Tre gola në 45 minuta, spektakël në Lisbonë dhe vendimtarë janë dy talentet e mëdhenj jo vetëm të Benfikës e Frankfurtit, por edhe të futbollit botëror, Zhoao Feliks e Luka Joviç.

Ylli portugez shënoi me 11-metërsh në minutën e 21-të, por Joviç barazoi në minutën 40-të, duke shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë me Rebiç që dha pasimin final.

Megjithatë, në minutën e 43-të Zhoao Feliks shënoi një gol të mrekullueshëm, nga ata që ta rritin vlerën në treg disa milionë euro.

Në fund, polemika për një gol të anuluar Frankfurtit, pasi Kostiç shënoi me gol nga distanca, por anësori gjykoi se një futbollist tjetër ishte në pozicion jashtë loje dhe aktiv, pasi shqetësonte portierin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *