VIDEO | Çfarë “perle” e Rrahmanit, Dinamo vret ëndrrën e Lokomotivës

0

Dinamo e Zagrebit ka fituar derbin me Lokomotivën me rezultatin 3 – 0. Sfida u zhbllokua nga një gol fantastik i Amir Rrahmanit, i cili arriti të përmbante emocionet duke mos festuar ndaj ish-skuadrës së tij.

Në krahun tjetër në fushë ishin Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni. Beratasi u aktivizua nga stoli i rezervave, ndërsa lojtari i përfaqësueses së Kosovës e nisi nga minuta e parë.

 

Kjo humbje zbeh shanset e Lokomotivës për të kapur vendin e katërt që të çon në kualifikueset e Europa League. Teksa kanë mbetur katër javë kampionat distanca nga vendi i katërt është pesë pikë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.