(VIDEO) “Çfarë pe? Çfarë pe?!”, Igli Tare i vërsulet arbitrit!

0

Lacio e Strakoshës ka barazuar një ndeshje që ka dominuar dhe meritonte më shumë. Ajo u zhbllokua në pjesën e parë nga një gol i De Vraj në minutën e 25-të, por penalltia e fituar në minutën e fundit nga Pecela, që merr një goditje nga Kaisedo, pasi kishte kryer një akrobaci për të tentuar golin, duke gjetur përgjigjen spektakolare të Strakoshës. Arbitri Masa kërkoi ndërhyrjen e VAR-it, teknologjisë, e teksa pasi shkoi te monitori dhe ndoqi më vemendje rastin, akordoi 11-të metërsh, që u realizua nga Babakar…

E teksa Fiorentina barazoi dhe arbitri vërshëlleu fundin, në fushën e lojës zbriti edhe Igli Tare, drejtori sportiv, ndër më të mirët në qarkullim, duke Iu afruar Masës dhe duke i bërtitur në fytyrë “çfarë pe? Çfarë pe? Ma thuaj!”, lexohet në buzët e shqiptarit, teksa nuk e mbajnë nervat. Edhe Parolo ka protestuar, ndërsa në konferencë, Inzagi ka ngritur zërin duke thënë se VAR është duke ndërhyrë edhe aty ku nuk duhet… Lacio barazoi 1-1 dhe frenoi pak në ecurinë e tij, teksa është pika e parë në dy ndeshjet e fundit, pasi vinte nga humbja në derbin me Romën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image