VIDEO | Çfarë makthi për Milanin, bie një kategori më poshtë

0

Ekipi primavera i skuadrës së Milanit nuk ka mundur të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit të moshave në Itali. “Djajtë” e vegjël u ndalën në një barazim 1 – 1 me Fiorentinën, rezultat ky që i rendit në vendin e parafundit në tabelën përfundimtare me vetëm 31 pikë pas 30 ndeshjesh.

Ndeshja pati një fund shumë të dhimbshëm pasi Milani po kryesonte me një gol të Salës të realizuar në minutën e 13-të. Një fitore do i siguronte një mundësi për të shkuar në “play-out”, por nuk ishte e thënë.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë, toskanët barazojnë me anë të Pierozit dhe më pas gjithçka mbaroi për Milanin që vitin tjetër do të jetë pjesë e divizionit të dutë: Primavera 2. Gjatë viteve të fundit ekipi Primavera i Milanit nuk ka spikatur në kampionat, por gjithsesi ekipi i parë ka përfituar jo pak, duke siguruar lojtarë si Patrik Kutrone, Davide Kalabria dhe Xhanluixhi Donaruma.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.