VIDEO/ Çfarë ka Ronaldo? Njeriu që e nxorri i jep fitoren ndaj Milanit, heroi është vetëm Dibala

Kristiano Ronaldo e ka tepruar realisht me reagimin e bërë gjatë ndeshjes së sotme mes Juventusit dhe Milanit. Në minutën e 56 të takimit, Sarri e ka nxjerrë për të dytën herë nga fusha rresht pasi nuk po jepte shumë dhe për shkak të dhimbjeve që ndiente. Por portugezi ka një ego të madhe dhe të tepruar.

Jo vetëm që u inatos me këtë vendim, por shkoi drejt e në dhomat e zhveshjes. Rezultati deri në atë minutë ishte 0-0 dhe në vendin e tij hyri Dibala. Nëse tifozët u bënë gati që t’i suleshin për këtë vendim të guximshëm trajnerit Sarri, vazhdimësia e lojës i dha të drejtë. Dibala arriti të shënonte golin e vetëm të Juventusit dhe t’i jepte tre pikët me rëndësi të madhe, duke e dërguar ekipin në vendin e parë. Një shuplakë e madhe nga njeriu që ngeli padrejtësisht një sezon në stol dhe nuk e ngriti kurrë zërin vjen edhe për Ronaldon. Heroi i Juventusit nuk është portugezi, por quhet Paolo Dibala /Sport Ekspres/

https://twitter.com/EasyMoneySnipa6/status/1193641337473642498