VIDEO/ Çfarë heroizmi! Rrahmani bën rolin e portierit, me vlerën e një goli të shënuar

Nëse flasim për Veronën dhe prapavijën, e gjitha vëmendja e mediave në Itali ka rënë te Marash Kumbulla. Një lojtar vetëm 19-vjeç që po i surprizon të gjithë duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë niveleve të larta të futbollit.

Por tek kjo skuadër, është edhe Amir Rrahmani që po arrin pritshmëritë e klubit për blerjen në verë. Madje në ndeshjen e fundit ndaj Breshias ku u fitua 2-1 ka marrë edhe rolin e heroit në fillim të takimit. Pasi topi kishte kaluar portierin dhe do të shkonte në rrjetë, ishte nuhatja dhe instikti i Rrahmanit që pasi shkoi prapa portierit, e largoi topin me kokë nga vija fatale.Të gjithë lojtarët e Breshias vendosën duart në kokë, ndërsa përgëzimet e Veronës ishin për Rrahmanin sa i përket ndërhyrjes me vlerën e një goli të shënuar. /Sport Ekspres/