VIDEO/ Çfarë grinte! Del nga vetja si Klopi, reagimi i Kontes që po shpërndahet gjerësisht

Interi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Milanit, në derbin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme. Afrimi më i zhurmshëm për zikaltrit në merkaton e verës, Lukaku, do të gjente golin e dytë dhe mbylli historikun e takimit.

Ajo që po shpërndahet gjerësisht në minutat e fundit, ishte reagimi i Antonio Kontes. Ky i fundit ka treguar grintën e tij të madhe, duke na kujtuar Jurgen Klopin dhe festimin e tij të zakonshëm, teksa “dehet” në festë së bashku me pjesëtarët e tjerë të stafit. /Sport Ekspres/