VIDEO | Çfarë gafe e arbitrit, Siria fiton penalltinë më të pabesueshme!

Gabimet në gjykim janë të pranishëm në futboll, por kësaj here arbitri e ka tepruar. Gjatë ndeshjes Australi-Siri për Kupën e Azisë 2019, është akorduar një penallti qesharake dhe e pabesueshme për Sirinë.

Ishte minuta e ’80 dhe Australia po fitonte 2-1. Një sulm i Sirisë sjell përplasjen e dy lojtarëve arabë midis tyre. Vendimi? Penallti për Sirinë! VAR-i nuk mund të përdoret, pasi teknologjia do të nisë të zbatohet vetëm në fazën e çerekfinaleve.

Australianët nuk i besojnë syve dhe nisin protestat, por arbitri as që do t’ia dijë. Al Soma nuk gabon duke barazuar shifrat, por zoti ekziston dhe në futboll. Tom Rogiç gjen golin e fitores në minutën e ’93 dhe Australia siguron kualifikimin më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *