VIDEO | Çfarë emocionesh për Ferguson, “Old Trafford” nderon legjendën

Sër Aleks Ferguson është rikthyer në “Old Trafford” për të ndjekur nga afër Mançester Junajtidin e tij. “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të fitonin përballë Uolvesit dhe sfida u mbyll në barazim 1-1, por çfarë pritje për trajnerin legjendar, i cili drejtoi Junajtid për 27 sezone rresht, duke fituar gjithçka me këtë ekip.

Trajneri skocez nuk merrte pjesë në stadium prej muajit prill në ndeshjen Mançester Junajtid-Arsenal. 76-vjeçari pësoi një hemorragji cerebrale dhe kreu një operacion delikat në tru. Tashmë ai është më mirë dhe gëzon një shëndet të plote.

Gjatë ndeshjes së sotme, tifozët i kanë rezervuar një pritje emocionuese siç shihet dhe në video. Ferguson është një legjendë për tifozët e Junajtid dhe ata kanë treguar gjithë dashurinë e tyre për trajnerin e famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *