VIDEO | Çfarë debutimi, Aliti gjen golin e parë me suedezët e Kalmarit

Fidan Aliti ka bërë një debutim fantastik me skuadrën suedeze të Kalmarit. Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës luajti për 90 minuta në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Turqi kundër rusëve të Arsenal Tulës.

Takimi u mbyll me shifra të barabarta 1 – 1 dhe ish-lojtari i Skënderbeut shënoi golin që vuri në baraspeshë rezultatin në minutën e 83-të. Një harkim nga një goditje këndi u shfrytëzua mjaft mirë nga Aliti, goditja me kokë e të cilit çoi topin drejt rrjetës.

Futbollisti 25-vjeçar u transferua drejt skuadrës suedeze më datë tre shkurt dhe falë shitjes së kartonit të mëngjarashit, klubi i Skënderbeut arkëtoi 150 mijë euro, ndërsa lojtari firmosi një kontratë të vlefshme për katër sezone me skuadrën që militon në elitën e futbollit suedez “allsvenskan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *