VIDEO/ Çfarë bëre Vangjo Zguro? Gol nga kornia dhe nis festimi me shqiponjë

Futbollisti që ka luajtur me shumë ekipe në futbollin shqiptar, Vangjo Zguro, ka nxjerrë një perlë nga repertori i tij. Pikërisht me Red Wolves, ekipin ku luan në kampionatin amerikan.

Skuadra e tij do të humbiste me shifrat 4-3 kundër Lansing Ignait, ndërsa goli i parë erdhi nga këmba e shqiptarit dhe do të ndëshkohej me kartonin e kuq në minutën e 60. Pas një krosimi nga goditja e këndit, topi ka përfunduar në mënyrë të pabesueshme në rrjetë me harkimin e marrë. Menjëherë pas saj ka nisur festimi me shqiponjë, nga një futbollist që përveç atdhedashurisë së madhe, ka treguar në këtë kampionat prej kohësh edhe aftësitë e mëdha që zotëron. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/USLLeagueOne/videos/2501621343229473/?eid=ARDJxeIrRhKDnMWKzoq7rJyDDUrpGgixPXhBWwq0xdNiyS36ipqxSy5kdxD_LegQHcb-Mn2u_WzBKD_F