VIDEO | Çelsi nuk gabon, Pedro dhe Uillian tundin rrjetën e Njukasëll

0

Çelsi kreu detyrën duke mundur  në “Stamford Bridge”, skuadrën vizituese të Njukasëll Junajtid me rezultatin 2 –  1. Me këtë fitore Çelsi çon në gjashtë pikë diferencën me ndjekësit e Arsenalit dhe qëndron vetëm një pikë larg Totenhemit, që nesër ka një test të vështirë kundër Mançester Junajtid.

Pedro shënoi i pari për Çelsin në minutën e 9-të. Spanjolli shfrytëzoi siç duhej një pasim të përkryer  të David Luiz dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi. Njukasëll riktheu barazpeshën me anë të Klark, i cili shënoi pas ekzekutimit të një goditje këndi.

Për të rikthyer Çelsin në avantazh mendoi Uillian, i cili kreu një gjuajtje mjaft të bukur me të djathtën që shtangu mbrojtësit dhe portierin e Njukasëll.

Çelsi 2 – 1 Njukasëll
Shënues: 
Pedro 9′, Uillian 57′ / Klark 40′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.