VIDEO | Çelsi lë pas krizën, Higuain protagonist në “copëtimin” e Hadërsfilldit

Çelsi nuk ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj Hadërsfilldit të vendit të fundit. Londinezët mposhtën ekipin modest me rezultatin e thellë 5 – 0. Në këtë 90-minutësh gjeti golin e parë dhe afrimi i merkatos së janarit Gonzalo Higuain, i cili ishte autori i një dopiete.

Fitorja e sotme vjen pas dy humbjes radhazi, ndërsa pas një jave blutë e Londrës i pret një transfertë “ferri” ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës.
Çelsi 5 – 0 Hadërsfilld
Shënues: Higuain 16’ 69’, Hazard 45+1 (pen), 66’, David Luiz 86’

Në takimet e tjera të Premier League, Ulverhempton shtangu Evertonin në trasnfertë me rezultatin 1 – Në përballjen londineze midis Kristal Palas dhe Fulhem, vendasit dolën fitues me shifrat 2 – 0 falë golave të Milivojeviç dhe Shlup.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *