VIDEO | Celina shkëlqen në Angli, dhuron spektakël me golin e tij

Bersant Celina ka qenë protagonisti i takimit të “FA Cup”, ku Suonsi i tij mundi Bredfordin me rezultatin e thellë 4-1 dhe siguroi biletën për në çerekfinalet e këtij turneu.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ishte autori i një goli fantastik ku dribloi katër lojtar dhe më pas çoi topin drejt rrjetës.

Futbollisti 22-vjeçar po kalon një formë shumë të mirë dhe te Suonsi është kthyer në një titullar të  padiskutueshëm, ndoshta këto paraqitje mund t’i shërbejnë atij për të rënë në syrin e trajnerit të Kosovës, Bernard Shaland, i cili gjatë vitit të kaluar e ka lënë jashtë grumbullimit në disa raste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *