VIDEO | “Çekiç” kokës, një gol historik thyen Totenhemin

Totenhemi pësoi golin e parë dhe humbjen e parë në stadiumin e ri. Uest Hemi befasoi ekipin e Poçetinos me golin e shënuar nga 29-vjeçari Mikail Antonio në mesin e pjesës së dytë.

Kjo fitore i ngjit “Çekiçët” në vendin e 11-të me 46 pikë, ndërsa Totenhemi qëndron i treti. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, pavarësisht se Son, Lukas Moura dhe Eriksen tentuan të gjenin golin.

Miqtë befasuan në pjesën e dytë. Mikail mori një pasim nga Arnautoviç në minutën e 67-të, lëvizi bukur në zonë dhe mposhti francezin Loris. “Spurs” u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, por ekipi i Mauricio Pelegrinit qëndroi i fortë në mbrojtje dhe siguroi një fitore tepër të rëndësishme.

Totenhem-Uest Hem 0-1
Shënues: Antonio 67′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *