VIDEO/ Çdo gjë gati! Arena Kombëtare hap dyert nesër, mbërrijnë edhe delegatët e UEFA-s

Gjithçka është gati, me pritjen dhe kureshtjen e tifozëve shqiptarë për të parë “Arenën Kombëtare” që merr fund. Madje stadiumi në kryeqytet hap dyert që ditën e nesërme. Atje do të luhet edhe ndeshja e provës në orën 19:00 mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra.

Njëkohësisht kanë mbërritur edhe delegatët e UEFA-s, që do të japin konfirmimin zyrtar dhe të fundit për vendin ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë, megjithëse është vetëm formale. Pamja që stadiumi ofron aktualisht është fantastike, ndërsa edhe të gjitha dritat janë ndezur për të ndriçuar një nga arenat më të bukura në Ballkan. /Sport Ekspres/