VIDEO | “Camp Nou” në ekstazë, Barcelona feston titullin e 26-të

Barcelona është shpallur zyrtarisht kampione e Spanjës, për të 26-ën herë në historinë e saj. Në fitoren e sotme 1-0 ndaj Levantes goli i vetëm i takimit u shënua nga i përhershmi Lionel Mesi, i cili këtë takim e nisi nga stoli i rezervave.

Një ndeshje aspak e lehtë ajo e sotmja, sepse Levante lufton për mbijetesë dhe e dinte që nuk kishte ç’të humbte, ndaj shkoi në Camp Nou për të prishur festën dhe për pak nuk ia doli.

U desh aktivizimi i Mesit pas pushimit për të ndezur Barcelonën, që e kishte mendjen te festa dhe te Liverpuli.

Fundi i takimit ishte plot tension, sepse Levante sulmoi me forca të shumta dhe Barça ishte me fat, kur një gjuajtje e bukur nga Enis Bardhi goditi shtyllën dhe u zotërua mbi vijën fatale nga Ter Stegen, perfekt edhe sot.

Ky është triumfi i dytë radhazi në La Liga dhe i teti në 11 sezonet e fundit për Barcelonën, një statistikë kjo që tregon qartazi superioritetin e katalanasve nën epokën e Leo Mesit.

Barcelona 1 – 0 Levante
Shënues: Mesi 62’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *