VIDEO/ Bylisi pëson humbjen e dytë rradhazi, kthehet Gjici dhe shpërthen Kristal Abazaj

Kukësi-Bylis 2-1 Abazaj 22′, Rroca 74’/ Guindo 44′

Kukësi nuk ka zhgënjyer dhe ka arritur të fitojë në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit. Njeriu kyç për këtë fitore ishte Kristal Abazaj, që me aftësi individuale ka zgjedhur ndeshjen. Një gol i jashtëzakonshëm do të vinte me goditjen e parë në portë, teksa ndodhej në krahun e djathtë. Ballshiotët nuk janë dorëzuar lehtë dhe Guindo shënoi me kokë për të barazuar shifrat.

Por sërish Kristal Abazaj me disa lëvizje të bukura në qendër të zonës pasoi bukur te Rroca, me gjuajtjen e fuqishme nga ky i fundit që tund rrjetën e Bylisit. Një çlirim i madh është parë nga ana e trajnerit Shpëtim Duro, ndërsa Rroca ka festuar me të.

Ndërkohë pas shumë kohësh në tribunë është parë edhe Safet Gjici, për të ndjekur takimin e Kukësit. Ndërsa Kapllanaj nuk largohet edhe shumë i lumtur, pasi kjo është humbja e dytë radhazi për Bylisin. /Sport Ekspres/

 

Kukësi:  Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Abazaj,Shkurtaj

Bylisi: Hidi, Ntephe, Janku, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *