VIDEO/ Bundesliga rezervon gjithçka, gol që në sekondën e 38 dhe shpikje të reja për festim

Dita e sotme ka qenë e gjitha e rezervuar për Bundesligën, që solli edhe njëherë futbollin në fushën e blertë dhe rizgjoi sërish ato emocione që mungonin përgjatë këtyre dy muajve. Pesë takimet e para janë luajtur në orën 15:30 për të kaluar më pas te përballja mes Eintraktit të Frankfurtit dhe Borusia Monshegladbah, që mbyll edhe siparin për ndeshjet e sotme. Momentalisht ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, teksa arbitri ka sinjalizuar përfundimin e 45 minutave të para.

Por përballja e sotme kishte rezervuar shumë në fraksionin e parë të ndeshjes, teksa që në sekondën e 38, miqtë do të gjenin rrugën e rrjetës. Pritja e gjatë dy mujore pa shënuar ka marrë fund në më pak se një minutë në fushën e lojës. Plea do të shënonte golin e parë të takimit dhe të tijin pas ndërprerjes, por i veçantë do të ishte edhe festimi. Dhënia e dorës i ka lënë vendin përshëndetjes me bërryla, duke krijuar kështu një mënyrë të re sjelljes së lojtarëve.

Ndërkaq vetëm 6 minuta më vonë, në të 7-n do të ishte Thuram ai që do të dyfishonte shifrat për Gladbah. Adrenalina pas golit do të ishte e madhe, por futbollistët e klubit gjerman ia kanë dalë të përmbajnë emocionet dhe të tregohen kreativ për të shpikur festime të reja. Ashtu si ndodhi edhe në rastin e Thuram./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GoalMnbr/status/1261696206801113088

https://twitter.com/GoalMnbr/status/1261698840501125120

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *