VIDEO | Buenos Aires kthehet në “fushëbetejë”, 19 të plagosur nga përleshjet

Rrugët e Buenos Airesit u kthyen në një fushë betejë midis tifozëve të Atletiko All Bojs dhe policisë së kryeqytet argjentinas. Nga përleshjet janë plagosur 16 efektive të forcave të rendit dhe tre tifozë të klubit që militon në kategorinë e dytë, Primera B.

Shkak për trazirat u bë fakti që tifozë të klubit udhëtues të Atlantës kishin arritur të futeshin në stadiumin e All Bojsave, diçka kjo që mjaft e rralë, pasi në Argjentinë, që prej vitit 2013 nuk lejohet prania e tifozëve të skuadrave vizituese. All Bojs humbi ndeshjen me rezultatin 2 – 3 dhe provokimet e fansave të kundërshtarëve bënë që situata të dilte jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *