VIDEO | Bucks prekin finalen, 3 mosketierët nderojnë Warriors

Milwauke Bucks ka siguruar finalen në Konferencën e Lindjes, pasi në ndeshjen e pestë i ka mbyllur llogaritë dhe me fitoren 116-91 kundër Boston Celtics është kualifikuar. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga Bucks. Giannis Antetokounmpo (20, 8, 8) ishte si zakonisht lideri i skuadrës së tij, por ishin edhe 6 shokë të ekipit të tij që realizuan mbi 10 pikë dhe i dhanë goditjen përfundimtare Celtics. Tani Bucks pret skuadrën tjetër finaliste, që vendoset në përballjen Raptors-76ers.

Golden State Warriors është skuadra tjetër që buzëqesh, por ende nuk mund të festojë pasi vetëm ka rikthyer epërsinë në 3-2. Kampionët në fuqi mposhtën Houston Rockets me rezultatin e ngushtë 104-99 dhe diferenca u bë vetëm në periodën e fundit të ndeshjes.

Klay Thompson (27 pikë), Stephen Curry (25 pikë, 5 asiste, 6 rebound) dhe Kevin Durant (22 pikë, 4 asiste, 5 rebound) mblodhën forcat për të mposhtur këtë herë Rockets. Për kampionët në fuqi bëri mirë edhe Draymond Green, i cili shënoi vetëm 8 pikë, por asistoi 11 herë dhe rikuperoi 12 pikë. James Harden në krahun tjetër realizoi 31 pikë, të pamjaftueshme për Rockets të fitonin.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Milwaukee Bucks-Boston Celtics 116-91 (4-1)
(22-19; 30-20; 28-23; 36-29)

Golden State Warriors-Houston Rockets 104-99 (3-2)
(31-17; 26-26; 15-29; 32-27)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *