VIDEO | Buckets e Rockets e nisin mbarë, Lillard shpërthen për Blazers

0

Milwaukee Bucks i nis me këmbë të mbarë ndeshjet e “play-off”, teksa ka mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 121-86. Giannis Antetokounmpo (24 pikë, 4 asiste, 17 rikuperime) ishte lideri i skuadrës së tij, që bëri një ndeshje shumë të mirë dhe realizuan plot 36 pikë më shumë se skuadra nga Michigani.

James Harden (29 pikë, 10 asiste, 8 rikuperime) udhëhoqi Houston Rockets në triumfin 122-90 kundër Utah Jazz. Clint Capela (16 pikë, 2 asiste, 12 pikë), Eric Gordon (17 pikë) dhe Chris Paul (14 pikë) gjithashtu dhanë një ndihmesë që të shkohej lehtë te fitorja.

Kyrie Irving dhe Marcus Morris Sr. shënuan nga 20 pikë për Boston Celtics, që mposhtën Indiana Pacers 84-74. Ndeshja nisi e barabartë, teksa perioda e parë përfundoi 20-20. Periodën e dytë Pacers realizuan shtatë pikë më shumë, por Celtics reaguan dhe përmbysën gjithçka.

Përballje mjaft interesante ishte Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder, që u mbyll 104-99. Russell Westbrook regjistroi “triple-double” (24 pikë, 10 asiste, 10 rikuperime), kurse Paul George 26 pikë dhe 10 rikuperime. Gjithsesi nuk mjaftuan për City Thunder. Damian Lillard (30 pikë) pati mbështetje të madhe nga C. J. MCcollum (24 pikë, 3 asiste, 6 rikuperime) dhe Enes Kanter (20 pikë, 2 asiste, 18 rikuperime) dhe Blazers morën triumfin e parë në “play-off”.

Boston Celtics-Indiana Pacers 84-74 (1-0)
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 104-99 (1-0)
Milwaukee Bucks-Detroit Pistons 121-86 (1-0)
Houston Rockets-Utah Jazz 122-90 (1-0)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.