VIDEO | Bucks dhe Nuggets të një tjetër planeti, gëzon LeBron James

0

Milwaukee Bucks ka likuiduar 113-130 New Orleans Pelicans, me Giannis Antetokounmpo (24 pikë, 5 asiste, 9 rikuperime) dhe Khris Middleton (23 pikë, 7 asiste, 5 rikuperime) që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores së 51-të. Julius Randle (23 pikë) dhe Elfrid Payton  me “triple-double” (14 pikë, 11 asiste, 15 rikuperime) u munduan të bënin rezistencë, por Bucks janë të një tjetër niveli.

Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja, pasi mundën 107-123 Chicago Bulls. Një fitore që ishte detyrim për LeBron James dhe shokët e tij të skuadrës. “Mbreti” ishte lideri, teksa realizoi 36 pikë, dha 4 asiste e rikuperoi 10 topa. Kentavious Caldwell-Pope (24 pikë) dhe Kyle Kuzma (21 pikë) dhanë gjithashtu kontribut të vyer në arritjen e këtij triumfi.

Rezultat pozitiv për Denver Nuggets, që mundën Minnesota Timberwolves 133-107. Jamal Murray spikati me 30 pikë të shënuara për skuadrën vendase, por edhe Paul Millsap (23 pikë) e Nikola Jokiç (18 pikë, 7 asiste, 8 rikuperime) ishin në një ditë të mirë. Karl-Anthony Towns (34 pikë, 3 asiste, 10 rikuperime) ishte i pafuqishëm të  shmangte humbjen e Timberwolves.

Indiana Pacers ka bërë detyrën, duke mundur New York Knicks 103-98.  Philadelhpia 76ers ka kthyer me këmbë në tokë Cleveland Cavaliers, që një ditë më parë triumfuan kundër Toronto Raports. 76ers e kaluan këtë përballje me rezultatin 106-99. Ben Simmons (26 pikë, 8 asiste, 10 rikuperime) ishte më i miri në parket, ndërkohë që edhe Joel Embiid spikati me 17 pikë, 5 asiste e 19 topa të rikuperuar.

San Antonio Spurs ka fituar derbin me Dallas Maverics. 105-112 u mbyll takimi, me DeMar DeRozan (33 pikë) dhe LaMarcus Aldridge (28 pikë) që morën për dore Spurs-at. Jalen Brunson shënoi 34 pikë për Mavericks. Los Angeles Clippers ngeci këtë herë, pasi Portland Trail Blazers i mposhti 104-125. C. J. MCcollum ishte më i miri në parket, me 35 pikë të realizuara.

Indiana Pacers-New York Knicks 103-98
Philadelhpia 76ers-Cleveland Cavaliers 106-99
Chicago Bulls-Los Angeles Lakers 107-123
New Orleans Pelicans-Milwaukee Bucks 113-130
Dallas Mavericks-San Antonio Spurs 105-112
Denver Nuggets-Minnesota Timberwolves 133-107
Los Angeles Clippers-Portland Trail Blazers 104-125

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.