VIDEO/ Broja lidh kontratë me rrjetën, por ndaj Lille-s ia anulojnë gjyqtarët

Nëse ka një gjë që Armando Broja di të bëjë më së miri, atëherë ajo është ta çojë topin në rrjetë. Vetëm 18 vjeç, por është aktivizuar edhe me grupmoshat më të mëdha dhe ka arritur të shënojë sa herë që e ka dashur nevoja. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën plot 6 herë për këtë sezon me Chelsea U18, ndërsa ka gjetur golin edhe me Chelsea U19 në “Youth League”.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme kundër Lille-s, por gjyqtari ia ka ndërprerë festën. Një devijim i shqiptarit në pjesën e parë të takimit do ta dërgonte topin në rrjetë, por arbitri ngriti flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje. Ndeshja është mbyllur në shifrat 2-0 për francezët, ndërsa Broja nuk ka arritur ta lërë emrin e tij në golashënuesit e kësaj përballje. Megjithëse numri i golave që sulmuesi i ri mban mbi supe nuk është i pakët./Sport Ekspres/