VIDEO/ Britma, lot dhe emocione, Milani e bën gazetarin të shpërthejë sërish

Futbolli është një nga sported më të ndjekura në botë dhe tifozët shpesh nuk i përmbajnë emocionet kur në fushë luan skuadra e tyre e zemrës. Një gjë të tillë e ka treguar disa herë edhe gazetari Tiziano Crudeli, i cili e përjetoi shumë keq atë humbje të turpshme 5-0 ndaj Atalantës, ku nuk i mbajti dot lotët e tij.

Por lotët nuk i ka kursyer as në ndeshjen e sotme, ku Milani fitoi në frymën e fundit falë golit të Ante Rebiç. Emocionet për Milanin janë diçka që Crudeli kurrsesi nuk mund t’i kontrollojë dhe këtë e ka dëshmuar edhe njëherë tjetër ditën e sotme./Sport Ekspres/