VIDEO | Brazili në finale, Argjentina akuzon arbitrin

0

Brazili ka likuiduar Argjentinën me rezultatin 2-0 dhe ka siguruar finalen e Copa America. Skuadra e Tite, sërish nuk ka pësuar, ndërkohë që protagonistët e kësaj sfidë kanë qenë Gabriel Zhezus dge Roberto Firmino, autorë të golave dhe asistues për njëri-tjetrin.

Ndeshja nisi me një “predhë” të Paredes pas dhjetë minutash lojë, por gjuajtja e argjentinasit shkoi pak mbi traun e portës. Përgjigja e Brazilit ishte e menjëhershme dhe pas disa kombinimeve të bukura, Firmino i dha një top në zonë Gabriel Zhezus dhe ky i fundit e dërgoi në rrjerë.

Festë dhe Brazili e pa veten në avantazh pas 19 minutash lojë. Argjentina u mundua të reagonte dhe u ndal nga traversa. Mesi krosoi nga një goditje dënimi dhe Aguero me kokë gjuajti mirë dhe topi u ndal në shtyllën transversale. Pjesa e parë nuk solli gol tjetër.

Në të dytën De Paul dhe Kutinjo provuan kuadratin, por nuk ishin të saktë. Në të 56’ Lionel Mesi iu afrua golit, pot gjuajtja e tij u ndal nga shtylla pingule. Rreth 15 minuta më pas erdhi edhe goli i dytë për Brazilin.

Kundërsulmi i tyre ishte efikas, me Gabriel Zhezus që dhuroi spektakël dhe Firmino brenda zonës nuk mund të gabonte. Skaloni pretendon për penallti, pasi më parë Aguero ishte rrëzuar në zonë. Praktikisht ndeshja u mbyll aty dhe Brazili siguroi finalen, me Argjentinën që doli me kokën ulur nga fusha.

COPA AMERICA – Gjysmëfinalet
Brazil-Argjentinë 2-0
Shënues:
Zhezus 19’, Firmino 71’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.