VIDEO | Botërori i Femrave, “magjia” Marta shkruan historinë

Miroslav Kloze nuk është më i vetëm, pasi legjenda e Brazilit, futbollistja Marta, i ka barazuar rekordin në Kupën e Botës. Futbollistja më e mirë femër e të gjitha kohërave shënoi sot golin e 16-të në një Kupë Bote, duke treguar se është ajo futbollistja për t’u ndjekur. Marta ka shënuar në 5 Kupa Bote: 2003, 2007, 2011, 2015 dhe 2019, duke u bërë futbollistja e parë që arrin një rekord të tillë.

33-vjeçarja shënoi golin e parë në takimin kundër Australisë, me anë të një penalltia. Mëngjarashja dërgoi portieren kundërshtare në krahun e kundërt dhe shënoi një penallti thuajse perfekte. Brazili shihet si skuadra për t’u mundur në këtë Botëror dhe bashkë me Francën, shihen si favoritet për të shkuar në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *