VIDEO | Bomber për Partizanin, njihuni me afrimin nga Xhamajka

Sulmues nga Amerika për Partizanin dhe bëhet fjalë për një që luan me kombëtaren e Xhamajkës. Brajan Broun quhet sulmuesi, i cili në katër sezonet e fundit aktivizohet në USL në SHBA, ndërkohë që klubi i kuq raporton se me të është arritur një marrëveshje për dy vite.

“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me klubin amerikan Reno 1868 FC për trasferimin e sulmuesit Braian Broun. Sulmuesi nga Xhamajka do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka gjetur akordin me kampionët e Shqipërisë. 26 vjeçari, transferohet te Partizani nga Reno 1868 FC skuadër që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship.

Broun aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses të Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “CONCACAF Gold Cup 2019”. Sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda menjëherë pasi të mbyll impenjimet me përfaqësuesen e vendit të tij”, njofton klubi i Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *