VIDEO | Bolonja feston në Romë, barazimi drithërues e mban në Serie A

Lacio dhe Bolonja janë ndalur në një barazim 3 – 3 në “Olimpico”. Skuadra e Mihajloviç u duk qartazi që ishte skuadra më kërkuese, kjo dhe për faktin se barazimi i sotëm i siguroi matematikisht mbijetesën.

Lacio në krahun tjetër gjeti forca të barazonte në dy raste, por mungesa e motivimit u duk qartazi te lojtarët e Simone Inzagit, i cili mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit përballë publikut lacial, zërat për një kalim te Juventusi po bëhen gjithmonë e më të zhurmshëm.

Lacio 3 – 3  Bolonja
Shënues: Korrea 14’, Bastos 59’, Milinkoviç-Saviç 80’ / Poli 50’, Destro 51’, Orsolini 63’

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *