VIDEO/ Boll më, FSHF ndrysho rregulloren për Superkupën

Jemi një orë para ndeshjes finales të Superkupës së Shqipërisë dhe në stadium ka vetëm forca të sigurisë dhe gazetarë më pak se gishtat e njërës dorës. Tifozë deri më tani? Asnjë! Ka kohë, por zor se do bëhen më shumë se 500. Informacion për numrin e biletave të shitura nuk ka, por “Selman Stërmasi” është një shkretëtirë.

Skënderbeu dhe Laçi luhet në fushë asnjanëse dhe bëhet fjalë për një trofe që vlen vetëm medalje, asgjë më shumë. Ndoshta ka ardhur momenti të ndryshojë diçka. Ndeshje të tilla, me stadiume të boshatisura nuk i pëlqejnë askujt.

Ndoshta në Sektorin e Garave duhet të nisin të mendojnë diçka ndryshe. Organizimi i ndeshjes në fushën e fituesit të Superkupës, ose të kampionit është një mundësi. Nuk ka rëndësi se si, por duhet që në stadium të ketë tifozë. Luhet për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *