VIDEO/ Bochum tregon sesi festohet goli pas COVID-19, lojtarët përmbajnë veten dhe adrenalinën

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli është kthyer në Gjermani dhe për rreth 30 minuta rinisë Bundesliga. Por nga ana tjetër ndeshjet e “Bundesliga 2” kanë përfunduar duke prodhuar gola, pavarësisht mungesës së tifozëve që ndihet së tepërmi.

Kështu Bochum ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Heidenheim. Menjëherë ajo që ka marrë vëmendjen ishte goli i parë i tyre, i realizuar në minutën 10 nga ana e Losilla. Ky i fundit e ka dërguar topin në rrjetë me kokë, pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar. Gëzimi dhe adrenalina e përshkruar në trup te lojtarët e Bochum ishte e madhe, por menjëherë sapo shkuan në cepin e fushës, e kuptuan se nuk duhej të përqafoheshin. Futbollistët nuk e kanë prekur njëri-tjetrin në atë moment dhe ka pasur vetëm një përgëzim me bërryl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *