VIDEO | Boateng sjell polemika, kjo video e nxjerr si madrilen të thekur

Kevin Princ Boateng është blerja më e fundit e klubit të Barcelonës. Gjermano-ganezi është marrë në huazim nga Sasuolo për të përforcuar stolin e Barcelonës, që me largimin e Munir dhe Alkaser drejt Dortmundit, kishte mbetur “hollë” në repartin e sulmit.

Megjithatë, mediet spanjolle janë treguar të shpejta për të hapur një polemikë për 31-vjeccarin. Në prill të 2017-ës, Boateng kreu një intervistë, ku e pranoi hapur se është një fans i Real Madrid që në fëmijëri.

Gazetari: Kë mbështet në “El Clasico”, Barcelonën apo Real Madridin?

Boateng: Madridin

Gazetari: Kë do zgjidhje për të luajtur midis tyre në të ardhmen?

Boateng: Milanin (bën shaka). Madridin sigurisht. Qëkur isha i vogël, fanellat e bardha më bënë të tyrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *