VIDEO/ Blerja e re e Barcelonës, Braithwate dështon keqazi në dhënien e spektaklit me topin

Barcelona zyrtarizoi në ditën e djeshme futbollistin më të ri, Braithëate. Sulmuesi iu bashkua katalanasve nga Leganesi dhe pritet të shihet me shumë vëmendje. Por në dhënien e spektaklit gjatë prezantimit, ka dështuar keqazi.

Topi nuk i është bindur asnjëherë, ndërsa të gjitha idetë e Braithëate kanë mbetur vetëm në tentativë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të shumë tifozëve, të cilët kanë zgjedhur që të tallen në rrjetet sociale, për të publikuar momentin e keq të sulmuesit të ri të katalanasve. Tashmë Braithëate pritet që të ketë vendin e titullarit në sulmin e Barcelonës, duke i mbyllur më shumë hapësirat Manajt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *