VIDEO | “Biskota” kënaq Francën dhe Rumaninë, paqe në Kroaci-Angli

Franca dhe Rumania janë ndalur në një barazim 0 – 0  në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit të 21-vjeçarëve. Rezultati kënaq të dyja palët, por festa më e madhe u takon rumunëve që mbyllin fazën e grupeve në vend të parë falë golevarazhit më të mirë.

Ndoshta i humburi i vetëm i këtij rezultati është Italia. Vendi organizator kishte varur shpresat te një fitore e Rumanisë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por tani u duhet ta shohin pjesën tjetër të turneut nga ekranet e televizorit.

Francezët ishin ekipi më kërkues në këtë takim, por kundërsulmi i skuadrës rumune vuri disa herë në vështirësi mbrojtjen e “gjelave”. Në pjesën e dytë Rumania pretendoi për një penallti, por për fatin e mirë të francezëve arbitri nuk e ndali lojën. Në fazën gjysmëfinale, Rumania do vihet përballë Gjermanisë, ndërsa Franca diskuton finalen me fqinjët e Spanjës.

FRANCË 0 – 0 RUMANI

Lumë golash në ndeshjen Kroaci-Angli, që përfundoi me rezultatin 3-3. Britanikët ishin të parët ata që kaluan në avantazh dhe e bënë diçka të tillë përmes një penalltie, neto. Nelson nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk fali. Brekalo, në fundin e pjesës së parë, me një aksion dhe goditje topike tijën arriti të barazonte me një gol të shënuar mjeshtërit. 1-1 dhe pjesa e parë u mbyll pa fitues.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me gol, teksa Madison shfrytëzoi një top të larguar jo mirë nga kroatë dhe me një gjuajtje të fortë brenda zonës shënoi. Gabimet në këtë ndeshje nuk mbarojnë, pasi më pas ishte radha e anglezëve dhe Kroacia nuk fali, me Vlasiç që tundi rrjetën.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Keni me një gjuajtje nga distanca kaloi sërish Anglinë në epërsi. Gjithsesi Kroacia nuk u dorëzua dhe Brekalo shënoi golin e dytë personal dhe të barazimit për skuadrën e tij, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej me rezultatin 3-3.

ANGLI 3 – 3 KROACI
Shënues:
Nelson 11′, Medison  / Brekalo 39′, 82′, Vlashiç 62′

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *