VIDEO | “Bisha” Jokiç kualifikon Nuggets, Leonard udhëheq Raptors

Denver Nuggets është skuadra e fundit që siguron kalimin në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit dhe në këtë fazë do të përballet me Portland Trail Blazer. Nuggets mposhtën në ndeshjen e shtatë të serie play-off San Antonio Spurs me rezultatin e ngushtë 90-86. Ndeshja nisi mirë për ta, teksa në dy periodat e para realizuan 13 pikë më shumë. Spurs u munduan të reagojnë dhe e bënë diçka të tillë, por pa mundur të përmbysin rezultatin.

Nikola Jokiç ishte njeriu i ndeshjes, teksa regjistroi “triple-double”: 21 pikë, 10 asiste, 15 rebound. Serbi ia del për të dytën herë në play-off dhe i bashkohet LeBron James dhe Magic Johnson, të cilët ishin të vetmit basketbollistë që kishin regjistruar triple-double më shumë se një herë në sezonin e tyre të parë në këtë fazë. Jokiç pati një ndihmë të madhe edhe nga Jamal Murray, autor i 23 pikëve.

Ndërkohë është zhvilluar edhe ndeshja e parë e gjysmëfinales së Lindjes dhe Toronto Raptors ka mposhtur Philadelphia 76ers me shifrat 108-95. Kanadezët ishin më lart në të gjitha periodat dhe normalisht që edhe fitorja nuk u diskutua. Mbrëmja ishte e gjitha për Kawhi Leonard: 45 pikë, 2 asiste dhe 11 rebounde. Ylli i  Raptors bëhet i gjashti lojtar në NBA, i cili shënon 45 pikë, 10+ rebounde dhe realizon tre trepikësha në fazën play-off. Më parë e kanë bërë diçka të tillë vetëm Charles Barkley, LeBron James, Paul Millsap, Russell Westbrook dhe Dirk Nowitzki.

NBA | Play-off
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 90-86 (4-3)
Toronto Raptors-Philadelphia 76ers 108-95 (1-0)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *