VIDEO | Bilbao në krizë, vetëm “X” me Getafen

Athletik Bilbao po përjeton një krizë të thellë, pasi prej 12 ndeshjesh në La Liga nuk di të fitojë. Këtë herë është ndalur 1-1 në shtëpi me Getafen dhe është në rrezik për të rënë një kategori më poshtë.

Një takim i kontrolluar më së shumti nga baskët, që arritën të shënonin me Naloskoain. Një krosim i Benat është shfrytëzuar nga lojtari i Bilbaos, i cili me kokë e dërgoi topin drejt e në rrjetë. pati një çlirim për momentin te vendasit.

Gjithsesi festa ka zgjatur pak, pasi dhjetë minuta më pas ishte Mata ai që e dërgoi topin në rrjetë për Getafen dhe i barazoi shifrat në 1-1. Bilbao nuk pati fuqi të shënonte sërish dhe u mjaftua me një pikë.

Bilbao mbetet vendin e 18-të në renditje, me vetëm 11 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjes në kampionat. Vendi i fundit ka vetëm katër pikë më pak, çka tregon se sa rrezikojnë baskët këtë sezon.

Athletik Bilbao-Getafe 1-1
Shënues:
Naloskoain 67’ / Mata 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *