VIDEO | Bilbao i bën nder Realit, Barcelona “ngec” në transfertën baske

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertën ndaj Atletiko Bilbaos. Skuadra baske rezultoi një “kockë e fortë” për katalanasit, ashtu siç ka ndodhur shpesh në përballjet midis këtyre dy skuadrave.

Leo Mesi qartazi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërsa mungesa e mesfushorit brazilian Artur ishte e dukshme, sidomos po të marrësh parasysh paraqitjen zhgënjyese të  Arturo Vidal.


Ky rezultat fut në garën për titull Real Madridin, që tani është e sheh veten në vend të dytë me 6 pikë diferencë nga katalanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *