VIDEO | Bielsa sqaron urdhrin: Nuk ishte dhuratë, ja pse vepruam në atë mënyrë

0

Marselo Bielsa u vu dhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes, teksa ekipi i tij Lids Junajtid u urdhërua nga trajneri që të hapte portën, pasi më parë kishte shënuar, ndërkohë që kundërshtarët kishin kërkuar ndaljen e lojës.

Lidhur me këtë çështje, ka folur vetë “El Loco”, i cili dukshëm i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes, është shprehur se futbolli anglez është i ndershëm dhe goli nuk u dhurua, por u kthye mbrapsht.

“Nuk ishte një gol i dhuruar, ishte një gol që e kthyem mbrapsht. Ajo që ndodhi ishte ajo që patë. Ne bëmë atë që bëmë. Futbolli anglez është i njohur për ndershmërinë që ka në lojë, kështu që nuk kam çfarë flas për këtë pjesë”, përfundoi trajneri Bielsa.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.