(VIDEO) Berisha në katedër, Atalanta merr pikë të artë në Francë

0

 

Nëse dy indicje bëjnë një provë, Atalanta e ka seriozisht për Europa League: pas 3-0 ndaj Evertonit të Runit, në debutim, bergamaskët nuk frenojnë edhe në transfertën e vështirë franceze, përballë Lionit. Dhe, ai që i shënon “gjelave” është lojtari për të cilin në konferencë Fekir tha “kush është ky?!”. Praktikisht, Alehandro Gomez, që me një goditje dënimi heshtin stadiumin ku Etrit Berisha, vetëm një vit më parë, do të festonte suksesin ndaj Rumanisë, në Europianin francez.

Por, ndeshja e djeshme ka qenë vërtet një provë force për bluzinjtë italianë, që kaluan në disavantazh pasi Traore në fillim provoi me thembër dhe gjeti reagimin e portierit kuqezi, por topi i mbeti në këmbë dhe më pas realizoi lehtë. Deri në atë moment, vendësit goditën edhe traversën.  Atalanta, megjithatë, nuk dorëzohet dhe në pjesën e dytë, edhe pse me pak fat, gjen barazimin, teksa barriera hapet dhe Lopes e sheh topin në fund.  Në fund, Lioni provon maksimumin, teksa Berisha bën mrekullinë dhe, madje, shmang edhe autogolin e Kaldarës. Skuadra e Gasperinit ngjitet në krye, me 4 pikë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image