VIDEO | Bëri gabimin fatal, Suarez nuk e përmban veten!

Uruguai nuk ia doli që të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës përballë Perusë. Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa goditjet e penalltive i buzëqeshën ekipit peruan.

Luis Suarez ishte i pari që goditi dhe i vetmi që gaboi. 29-vjeçari Pedro Galese e priti goditjen e sulmuesit të Barcelonës, ndërkohë që të gjithë nëntë goditjet e tjera përfunduan në rrjetë.

Edison Flores shënoi penalltinë deçizive, duke dërguar shokët dhe tifozët e tij në festë dhe Suarez në lot. 32-vjeçari e përjetoi shumë keq këtë situatë dhe ishte pothuajse e pamundur për ta qetësuar.

Ky është futbolli, para një muaji e gjysmë ai qeshte përpara fytyrës së Endi Robertson, skocezit të Liverpulit, pas golit të tretë të Mesit në fitoren e parë në ndeshjen gjysmëfinale të Champions Ligës.

Më pas ndodhi përmbysja e madhe e djemve të Klopit në Anfield, Barça humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa tani vjen eliminimi prej Kupës së Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *