VIDEO: Benfika shënon, Milanin e ndëshkon një “ish”

Milani është ndëshkuar nga skuadra e Benfikës në takimin miqësor që po lohet mes tyre. Në minutën e 70-të të takimit, është Adel Tarabt që gjen rrjetën, një ish-lojtar i Milanit.

Një goditje këndi për Benfikën nuk largohet siç duhet nga lojtarët e Milanit dhe topi shkon në këmbët e Tarabt në hyrje të zonës, që nuk mendohet dy herë dhe godet. Sulmuesi i Benfikës është dhe me fat, pasi një devijim i topit mposht portierin Reina, që u fut në lojë në pjesë të dytë në vend të Donarumës.

Milan – Benfika  0-1
Tarabat 70’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *